Frymëzim dhe dije

STUDIOAKADEMIA

Regjistrohu tani për sezonin e Janarit 2024!

Akademia “MUZA” njofton se janë hapur regjistrimet për sezonin Janar 2024 në degët:

🔸MUSIC PRODUCTION
🔸SOUND ENGINEER

▪️Program mësimor i aprovuar nga QKL-ja, mësimdhënie cilësore dhe staf pedagogjik i kualifikuar.
▪️Pagesë me këste mujore.
▪️Praktikat me studentët zhvillohen në ambjente pune.
▪️Certifikatat njihen brënda dhe jashtë Shqipërisë.
▪️Punësim i siguruar.

Nxitoni, numër i limituar studentësh!

Për informacion më të detajuar ju lutemi shkruani në inbox.

“MUZA” Frymëzim dhe Dije

Ermes Balili - 1st Prize!

Një tjetër arritje nga nxënësit tanë!

Nxënësi Ermes Balili pas shumë çmimeve absolute në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare, fiton çmimin e parë në disiplinën piano në një nga kompeticionet internacionale më të rëndësishme në botë, me një Juri të përbërë nga emra të mëdhenj në botën pianistike dhe me konkurentë anembanë globit.

Ky vlerësim bashkangjitur me mirënjohjen dhe falenderimin tonë për punën e pa lodhur me shumë dashuri dhe përkushtim u detikohet Mentoreve:

Isida Keta, Edlira Ostreni Gjollma, Arlinda Hysnelaj.

The students of “MUZA” Academy are the best!

Muza Academy starton Kurset Online!

Keni nevojë të përmirësoni aftësitë tuaja?
Regjistrohu tani për kurset online për Music Production!

Seminar Informues - Audio Live

“MUZA” Production Academy organizoi më datë 26 Shkurt 2022 seminarin e rradhës ku ishin të pranishëm studentët e saj.
Në këtë vit jubilar për akademinë, që shënon 10 vjetorin e saj, seminarët do të jenë të referuar nga vetë historitë e suksesit të studentëve të saj.
Kësaj here ishte një nga ish-studentët e akademisë, Angjelo Camandioti, sot një nga inxhinierët e audios ekselentë të kompanisë audio-vizuale ProSound.
Tematika e këtij seminari ishte “Audio Live”, ku ndër të tjera u trajtuan këto pika:

1. Termat bazë që përdoren në audion live
2. Sistemet e audios dhe montimi i tyre
3. Llojet e kabllove
4. Përzgjedhja e mikrofonave
5. Njohuri të përgjithshme mbi mikserat dixhital dhe llojet e tyre
6. Parapërgatitja për live (Input list & Stage plan)
7. Përgatitja e skenës dhe monitorimi
8. Soundcheck virtual
9. Regjistrimi multitrack i një eventi live

Gjatë seminarit patëm kënaqësine të shijojmë një performance live nga ish-studentja e talentuar e akademisë Besa Kaziu, ku u ndoqën të gjitha hapat e përgatitjes dhe miximit live që ndjek një inxhinier zëri profesionist.
Seminari u përmbyll me një seri pyetjesh dhe diskutimesh nga të pranishmit.
Duke falenderuar Angjelo Camandiotin dhe kompaninë Prosound për bashkëpunimin, “MUZA” Production Academy ju mirëpret në seminarët e ardhshëm.

“MUZA” Production Academy, frymëzim dhe dije!

ONLINE MASTERCLASS - E drejta e autorit!

Në këtë kohë të vështirë ku auditoret janë të kufizuara, Akademia “MUZA” më datë 23 janar çeli siparin e seminareve për vitin 2021 me MASTERCLASS-in ONLINE – E DREJTA E AUTORIT.

I ftuar për diskutimin e kësaj teme ishte: Prof. Asoc. Z. Erlir Puto
Drejtor Ekzekutiv i “Albautor” – Agjencia Kolektive e Mbrojtjes së të Drejtave të Autorit.

Në këtë seminar u diskutuan tematikat më problematike që prekin prodhuesit e veprave artistike në të gjithë territoret shqipfolëse dhe më gjerë:

1. Çfarë është e drejta e autorit?
2. Ku aplikohet e drejta e autorit?
3. Shfrytëzimi i të drejtës së autorit në nivel personal ose biznesi.
4. Administrimi kolektiv i të drejtës së autorit.
5. E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura.
6. Shfrytëzimi Online i të drejtës së autorit (Youtube, Spotify, Apple Music etj).

Në përfundim të seminarit u diskutuan edhe pyetjet e studentëve të akademisë drejtuar Z. Puto.
Falenderojmë Prof. Asoc. Z. Erlir Puto për informacionet e vlefshme në edukimin e brezave të rinj të artistëve. Njëkohësisht falenderojmë studentët e akademise “MUZA” që na kanë zgjedhur ne si mentorët e tyre në këtë rrugëtim të bukur. Ju mirëpresim në seminaret e rradhës.

Vit të mbarë dhe shëndetplotë!

Realizo ëndrrën tënde!

Ke pasion muzikën? Dëshiron të bëhesh i famshëm? Realizo ëndrrën tënde tani!

STUDIO

SHËRBIMET

“MUZA” House Recording vjen me një eksperiencë disa vjeçare në fushën e produksionit muzikor dhe me një numër të madh materialesh në tregun muzikor në vend dhe jashtë tij. Për të gjithë artistët që kërkojnë profesionalizëm dhe standarde të larta në produksionet e tyre “MUZA” ofron shërbimet e saj.

KOMPOZIM   •   ORKESTRIM   •   REGJISTRIM   •   MIKSIM   •   MASTERIZIM

Për informacion më të detajuar ju ftojmë të na kontaktoni me anë të mundësive të poshtëshënuara.

AKADEMIA

“MUZA” Production Academy është e para shkollë në vend për llojin e saj. Qëllimi i saj është të përgatisë producentë profesionistë dhe ti japë mundësinë të gjithë të apasionuarve të nisin rrugën e artit në këto degë.

Produksion Muzikor

Të pëlqen të krijosh? Ke talent? Dërgojeni produksionin tuaj në një nivel tjetër.
Lexo më shumë

Inxhinier Zëri

Bëhuni profesionistë në manipulimin e audios live dhe në studio.
Lexo më shumë

DJ

Ke pasion muzikën? Dëshiron të bëhesh i famshëm? Realizo ëndrrën tënde tani!
Lexo më shumë

Video Produksion

Përgatitje profesionale në realizimin e klipeve apo materialeve të ndryshme.
Lexo më shumë

Kurse Speciale

Mësoni instrumentin tuaj të preferuar ose perfeksiononi teknikat tuaja vokale.
Lexo më shumë

KONTAKT

*Nëse nuk merrni një përgjigje në inbox-in tuaj, ju lutemi kontrolloni folderin “spam”. Faleminderit!

Muza Production Company

ADRESA: BLLOKU GINTASH, RRUGA DRITAN HOXHA, TIRANË, ALBANIA.

phone  00355 69 40 800 60

mail  info@muza.al

Na ndiqni në:

facebook   instagram   youtube   soundcloud