g
 


Inxhinier Zëri

Kohëzgjatja e mësimdhënies: 3 mujore / 6 mujore / 9 mujore

Programi mësimor konsiston në dhënien e leksioneve, seminareve, praktikave individuale dhe në grup. Gjithashtu do të organizohen MasterClass, Workshop, Seminare, me producentët më të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Europa duke ndarë me cdo student eksperiencat e tyre profesionale.

 

1. Teori Muzike
• Solfezh & Harmoni
Në lëndën e Solfezhit & Harmonisë mësohen bazat fillestare të muzikës: vlerat, intervalet, akordet, funksionet e tyre dhe format ose strukturat e këngëve ose pjesëve të vogla muzikore. Teoria e muzikës përfshin dhe mësimin e pianos përmes ushtrimeve të thjeshta.
• Histori Muzike
Historia e Muzikës përfshin një vështrim të përgjithshëm të periudhave dhe epokave më të rëndësishme të zhvillimeve historike muzikore.
• Folklor
Folklori përfshin një pamje universale të traditave më të vyera të muzikës tradicionale shqiptare dhe të huaj.

 

 

2. Elektro-Akustikë
Akustika është lënda e fizikës që studion tingullin që në lindje bashkë me përbërësit e tij. Format e ndryshme të përplasjes së tingullit, rruga që ndjek dhe spacialiteti i tij. Me anë të Elektronikës ne arrijmë të futemi në brendësi të tingullit për të studiuar valët që e përbëjnë atë dhe gjithashtu na jep mundësinë e manipulimit për çdo komponent tingëllor.


3. Informatikë Muzikore
• Përbërje e kompjuterit
• Njohja e Software-ve
• MIDI

 

4. Music Software
Në këtë lëndë studenti mëson praktikisht dhe teorikisht funksionimin e programeve muzikore kompjuterike. Çdo student ka të drejtën të përzgjedhë njërin nga programet (Software), me anë të cilit do të realizojë produksionet e tij.
• Pro Tools, Cubase, Logic Pro, Ableton Live, FL Studio, WaveLab, Finale, Sibelius etj…)
• Plug-ins, VST

 

5. Hardware Analog
Njohje mbi përbërjen dhe përdorimin e pajisjeve analoge:
• Mikserave (Consolave)
• Pre-amplifikatorëve
• Kompresorëve
• Mikrofonëve
• Kabllot, etj…

 

6. Recording & Mixing (Analog & Digital)
• Teknikat e regjistrimit, përdorimi i mjeteve për të arritur rezultate profesionale në regjistrim
• Përzgjedhja e mikrofonëve dhe vendosja e tyre
• Përcaktimi i saktë i kanaleve, përzgjedhja e një performance të pastër gjatë regjistrimit etj…
• Miksimi, kërkesat e nevojshme teknike për të përgatitur miksimin
• Standardet profesionale muzikore për organizimin e miksimit përfundimtar (Mixdown)
• Mjetet e nevojshme për të përmirësuar performancën muzikore (vokali kryesor, koret, instrumentet etj…)
• Përdorimi i llojeve të ndryshme të ekualizatorëve, kompresorëve, reverb, delay, chorus, flanger dhe përpunuesit e tjerë të nevojshëm
• Automatizimet dhe teknikat e tjera themelore

 

7. Live Sound Recording
• Ndërtimi i një sistemi pajisjesh për muzikën live
• Përbërja e sistemeve të ndryshme audio
• Regjistrimi live

 

8. Mastering (Analog & Digital)
Në këtë lëndë studenti mëson mbi masterizimin e një projekti muzikor duke shfrytëzuar si pajisjet analoge dhe ato dixhitale.
• Çfarë është masterizimi?
• Masterizimi sipas stileve të ndryshme muzikore.
• Plug-ins dhe Software të ndryshëm si psh: Waves, UAD, Brainworx, Ozone, Sonnox Oxford etj…
• Përdorimi i ekualizatorëve, kompresorëve, limiterit etj…
• Lidhjet me psiko-akustikën, oktavat, decibelët, njohjen e monitorëve audio etj…