RRETH NESH

“MUZA” Production Company u krijua në vitin 1999, nga producenti dhe kompozitori i mirënjohur Edi Balili. Fillimisht aktiviteti i saj nisi si studio regjistrimi e cila njihet me emrin “MUZA” House Recording. Më pas në rrjedhën e viteve ajo shtriu rrjetin e saj edhe në Kosovë, Gjermani dhe Turqi, duke ndjekur hapin e kohës si në teknologji, ashtu edhe në produksione muzikore dhe diskografi. Kjo kompani në saj të punës, përkushtimit dhe ambicies solli një zhvillim të ri në tregun muzikor shqiptar dhe i dha një kontribut të rëndësishëm muzikës shqiptare. “MUZA” mban firmën e shumë hiteve shqiptare dhe një numri shumë të madh të materialeve në tregun muzikor, bashkëpunime me këngëtarë dhe instrumentistë të spikatur të skenave shqiptare dhe atyre europiane.

Pas gjithë këtyre viteve eksperiencë në fushën e produksionit muzikor, vjen një tjetër hap i rëndësishem në botën e muzikës shqiptare. “MUZA” Production Academy, kjo kompani zgjerohet si një strukturë polifunksionale. “MUZA” tashmë shërben si një qëndër trajnimi për të gjithë ata që kanë dëshirë dhe ambicie për të ecur profesionalisht në fushën e produksionit muzikor. Si një ëndërr e munguar e brezave ndër vite dhe pasionit të shumë muzikantëve, sot “MUZA” Production Academy realizon ëndrrën duke krijuar të parën shkollë të këtij lloji në vend.

STAFI

Edi Balili

Edi Balili

Composer/Producer

Kujtim Balili

Kujtim Balili

Producer/Conductor/Sound Engineer TKOBAP

Endri Kasmi

Endri Kasmi

Producer/Sound Engineer

Nertil Mehmeti

Nertil Mehmeti

Sound Engineer

Venera Lumani

Venera Lumani

Vocal Coach

Arben Lala

Arben Lala

Sound Engineer

Alfred Mersini

Alfred Mersini

Manager in Germany

Jay Lami

Jay Lami

Manager in UK