Frymëzim dhe dije

STUDIOAKADEMIA

Bëje ëndrrën realitet...

Akademia “MUZA” vazhdon regjistrimet në degët:

🔸MUSIC PRODUCTION

🔸SOUND ENGINEER

NXITONI!
Numër i limituar studentësh!

🔸Program mësimor i aprovuar nga QKL-ja, mësimdhënie cilësore dhe staf pedagogjik i kualifikuar.
🔸Punësim i siguruar.
🔸Praktikat me studentët zhvillohen në ambjente pune.

🔸Certifikatat njihen brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për informacion më të detajuar ju lutemi shkruani në inbox ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm.

“MUZA” Frymëzim dhe Dije
Telefon: +355694080060

Muza Academy starton Kurset Online!

Keni nevojë të përmirësoni aftësitë tuaja?
Regjistrohu tani për kurset online për Music Production!

Seminar Informues - Audio Live

“MUZA” Production Academy organizoi më datë 26 Shkurt 2022 seminarin e rradhës ku ishin të pranishëm studentët e saj.
Në këtë vit jubilar për akademinë, që shënon 10 vjetorin e saj, seminarët do të jenë të referuar nga vetë historitë e suksesit të studentëve të saj.
Kësaj here ishte një nga ish-studentët e akademisë, Angjelo Camandioti, sot një nga inxhinierët e audios ekselentë të kompanisë audio-vizuale ProSound.
Tematika e këtij seminari ishte “Audio Live”, ku ndër të tjera u trajtuan këto pika:

1. Termat bazë që përdoren në audion live
2. Sistemet e audios dhe montimi i tyre
3. Llojet e kabllove
4. Përzgjedhja e mikrofonave
5. Njohuri të përgjithshme mbi mikserat dixhital dhe llojet e tyre
6. Parapërgatitja për live (Input list & Stage plan)
7. Përgatitja e skenës dhe monitorimi
8. Soundcheck virtual
9. Regjistrimi multitrack i një eventi live

Gjatë seminarit patëm kënaqësine të shijojmë një performance live nga ish-studentja e talentuar e akademisë Besa Kaziu, ku u ndoqën të gjitha hapat e përgatitjes dhe miximit live që ndjek një inxhinier zëri profesionist.
Seminari u përmbyll me një seri pyetjesh dhe diskutimesh nga të pranishmit.
Duke falenderuar Angjelo Camandiotin dhe kompaninë Prosound për bashkëpunimin, “MUZA” Production Academy ju mirëpret në seminarët e ardhshëm.

“MUZA” Production Academy, frymëzim dhe dije!

ONLINE MASTERCLASS - E drejta e autorit!

Në këtë kohë të vështirë ku auditoret janë të kufizuara, Akademia “MUZA” më datë 23 janar çeli siparin e seminareve për vitin 2021 me MASTERCLASS-in ONLINE – E DREJTA E AUTORIT.

I ftuar për diskutimin e kësaj teme ishte: Prof. Asoc. Z. Erlir Puto
Drejtor Ekzekutiv i “Albautor” – Agjencia Kolektive e Mbrojtjes së të Drejtave të Autorit.

Në këtë seminar u diskutuan tematikat më problematike që prekin prodhuesit e veprave artistike në të gjithë territoret shqipfolëse dhe më gjerë:

1. Çfarë është e drejta e autorit?
2. Ku aplikohet e drejta e autorit?
3. Shfrytëzimi i të drejtës së autorit në nivel personal ose biznesi.
4. Administrimi kolektiv i të drejtës së autorit.
5. E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura.
6. Shfrytëzimi Online i të drejtës së autorit (Youtube, Spotify, Apple Music etj).

Në përfundim të seminarit u diskutuan edhe pyetjet e studentëve të akademisë drejtuar Z. Puto.
Falenderojmë Prof. Asoc. Z. Erlir Puto për informacionet e vlefshme në edukimin e brezave të rinj të artistëve. Njëkohësisht falenderojmë studentët e akademise “MUZA” që na kanë zgjedhur ne si mentorët e tyre në këtë rrugëtim të bukur. Ju mirëpresim në seminaret e rradhës.

Vit të mbarë dhe shëndetplotë!

Realizo ëndrrën tënde!

Ke pasion muzikën? Dëshiron të bëhesh i famshëm? Realizo ëndrrën tënde tani!

STUDIO

SHËRBIMET

“MUZA” House Recording vjen me një eksperiencë disa vjeçare në fushën e produksionit muzikor dhe me një numër të madh materialesh në tregun muzikor në vend dhe jashtë tij. Për të gjithë artistët që kërkojnë profesionalizëm dhe standarde të larta në produksionet e tyre “MUZA” ofron shërbimet e saj.

KOMPOZIM   •   ORKESTRIM   •   REGJISTRIM   •   MIKSIM   •   MASTERIZIM

Për informacion më të detajuar ju ftojmë të na kontaktoni me anë të mundësive të poshtëshënuara.

AKADEMIA

“MUZA” Production Academy është e para shkollë në vend për llojin e saj. Qëllimi i saj është të përgatisë producentë profesionistë dhe ti japë mundësinë të gjithë të apasionuarve të nisin rrugën e artit në këto degë.

Produksion Muzikor

Të pëlqen të krijosh? Ke talent? Dërgojeni produksionin tuaj në një nivel tjetër.
Lexo më shumë

Inxhinier Zëri

Bëhuni profesionistë në manipulimin e audios live dhe në studio.
Lexo më shumë

DJ

Ke pasion muzikën? Dëshiron të bëhesh i famshëm? Realizo ëndrrën tënde tani!
Lexo më shumë

Video Produksion

Përgatitje profesionale në realizimin e klipeve apo materialeve të ndryshme.
Lexo më shumë

Kurse Speciale

Mësoni instrumentin tuaj të preferuar ose perfeksiononi teknikat tuaja vokale.
Lexo më shumë

KONTAKT

*Nëse nuk merrni një përgjigje në inbox-in tuaj, ju lutemi kontrolloni folderin “spam”. Faleminderit!

Muza Production Company

ADRESA: BLLOKU GINTASH, RRUGA DRITAN HOXHA, TIRANË, ALBANIA.

phone  00355 69 40 800 60

mail  info@muza.al

Na ndiqni në:

facebook   instagram   youtube   soundcloud